28-11-2024

Zhduken dy persona në Prizren

Policia ka njoftuar se në komunën e Prizrenit janë zhdukur dy persona, të gjinisë mashkullore.

Raportohet se të dyshuarit kanë dalur nga shtëpia, ku të njëjtit nuk kanë kthyer më. Ndërsa, rasti është duke u hetuar.

“16:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin”, njofton policia.

“19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij. Lidhur me rastin janë duke u kryer veprime hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.