19-04-2024

Zhduket një 14 vjeçare në Prizren, alarmohet familja

14 vjeçarja B. F mësohet se ka dalë dje nga shtëpia dhe nuk është kthyer më përderisa familja nuk ka informacion për fatin dhe vendndodhjen e saj.

I shqetësuar me këtë ngjarje, babai i të miturës e ka lajmëruar rastin në polici mbrëmë pas mesnate pasi nuk e kishte gjetur atë te shoqet dhe familjarët.

Herën e fundit, 14 vjeçarja ishte parë ditën e djeshme kur kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë.

Ajo kishte mbajtur dy orët e para të mësimit dhe pastaj kishte ikur nga shkolla. Është hera e parë që viktima është larguar pa gjurmë nga shtëpia.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe njësitet patrulluese janë në terren duke e kërkuar në lokacionet ku ankuesi ka informacione së është vërejtur gjatë ditës.

Asnjë koment

Comments are closed.