25-04-2024

Zhduket një 19 vjeçare në Prizren, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

Policia ka njoftuar për zhdukjen e një vajze 19 vjeçare nga Prizreni.  Familjarët kanë njoftuar policinë se Elma Morina, është larguar në drejtim të panjohur që nga data 5 korrik dhe nuk kanë asnjë informatë nga ajo.

“Në bazë të deklaratave të familjarëve, viktima Elma Morina nga Prizreni i vitlindjes 05.07.2000 është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe se nga ajo ditë ende nuk dihet asgjë për vendin ku ndodhet”, bën të ditur policia.

Viktima, thuhet se pas here ka komunikuar me familjaret e saj përmes rrjeteve sociale, por tash e e ka ndërprerë këtë.

Hetuesit Rajonal me qëllim të pranimit të informatave nga qytetarët, informata të cilat do të ndihmonin në zbulimin e vendndodhjes së personit të zhdukur, kanë siguruar Urdhëresë me shkrim nga Prokuroria për të bërë publike të dhënat dhe fotot e personit të zhdukur.

Policisë Prizren, kërkon ndihmë nga qytetarët të cilët mund të kenë ndonjë informatë sado të vogël ta informojnë stacionin më të afërt policor ose në telefon në numrin 192 rreth vendndodhjes së peronit me të dhënat dhe fotografinë.

Asnjë koment

Comments are closed.