Zhduket një 26-vjeçar në Dragash, operacion i madh i Kosovës dhe Shqipërisë për kërkim-shpëtim
Me 4 shtator të këtij viti në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person i zhdukur. Personi Admir Adili (rreth 26 vjeq) nga fshati Borje i Shqipërisë ditën kritike ka dalë në bjeshkët e fshatit Brod, Komuna e Dragashit për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer.
Policia njofton se që nga momenti i raportimit të personit si person zhdukur Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.
Nga 5 deri me 7 shtator operacioni është zgjeruar, në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetar.
Sipas Policisë, me 7 shtator 2022 vet drejtori Rajonal i Policisë së Prizrenit, Kolonel Faton Alija, me stafin e tij ka dal në vend ngjarje për të koordinuar operacionin, aty ai u konsultua me Komandantin e Stacionit Policor të Dragashit, me Policinë Kufitare të Kosovës, me Policinë Kufitare te Shqipërisë, me Njësinë Kërkim-Shpëtimit të FSK-ës dhe me pjesëtaret e Shoqatës së Kosovës për kërkim-Shpëtim ( OJQ).
Nga drejtori rajonal është urdhëruar që sot në operacion të dërgohet edhe Njësia e Reagimit të Shpejt si dhe hetuesit rajonal për të marr rastin në kompetencë.
Përpos personelit të përfshirë në këtë rast, FSK-ja ka përdorur për kërkim edhe qentë e terenit dhe motoçikleta me 4 rrota për teren malore.
Po ashtu Policia e Shqipërisë, ka përdorë dhe vazhdon ta përdor dronin.
Kryetari i KK-Dragash, është i informuar me rast dhe sipas mundësive edhe Komuna do të angazhohet dhe të mbështes këtë operacion. /GazetaSinjali/