22-06-2026

Zhduket një e mi*tur në Rahovec, babai raporton rastin në Polici

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Rahovec, pasi kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 19 qershor, rreth orës 11:30, në rrugën “Sadedin Hajda” në Rahovec.

Burimet bëjnë të ditur se babai i së miturës ka raportuar në Stacionin Policor në Rahovec se vajza e tij kishte dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më.

Sipas deklarimit të ankuesit, familja nuk ka pasur asnjë kontakt me të miturën që nga momenti i largimit të saj nga shtëpia.

Lidhur me rastin, më 20 qershor është kontaktuar Prokurori kujdestar për të mitur, ndërsa pas konsultimit të sërishëm më 22 qershor, me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”.

Hetimet për gjetjen e së miturës dhe sqarimin e rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Asnjë koment

Comments are closed.