Zhegrova, Muric dhe Muslija kërkojnë falje, rikthehen në kombëtare për ndeshjet e tetorit
Kombëtarja e Kosovës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e tetorit që Dardanët do t’i zhvillojnë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Në njoftimin e bërë, teksa është bërë e ditur lista, FFK ka publikuar edhe letrën ku Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija të cilët u përjashtuan për ndeshjet e shtatorit, tashmë kanë kërkuar falje.

Kësisoj, treshja tashmë është rikthyer në kombëtare dhe janë të gatshëm për selektim për dy ndeshjet e tetorit.
Kosova ndeshjen e parë do ta zhvillojë si mysafir ndaj Lituanisë të shtunën, ndërsa tre ditë më vonë, ata do të presin kombëtaren e Qipros.

Kosova është pjesë e grupit 2 të Ligës C, ku aktualisht është në pozitën e 2-të me 3 pikë të grumbulluara.
Më poshtë lista e plotë e të ftuarve:


/ GSS