Zhegrova sot mund t’ia bëjë “me shnet” Ligës së Kampionëve
Edon Zhegrova është një hap afër futjes në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve bashkë me Lillen.
Ai e realizoi golin e dytë në fitoren 2:0 në shtëpi ndaj Slavias së Pragës në ndeshjen e parë, teksa tani ka udhëtuar për në Republikën Çeke për lojën e kthimit.
Kështu, ai do t’u bashkohej pesë shqiptarëve të tjerë, Indrit Tucit, Albion Rrahmanit, Ermal Krasniqit e Qazim Laçit që mbrëmë u kualifikuan me Spartën e Pragës.