Zhur/ Prizren: Një i mitur sulmon me elektroshok punëtorin teknik në shkollë
Një punëtor teknik në një shkollë në fshatin Zhur të Prizrenit, dyshohet se është sulmuar me elektroshok nga një i mitur.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasi viktima nuk e ka lejuar të dyshuarin të hyjë në objekt.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti është duke u hetuar.
”Fsh. Zhur, Prizren 05.05.2023 – 10:20. Viktima mashkull kosovar (punëtor teknik në shkollë) ka pësuar lëndime pasi dyshohet se të njëjtin e kishte sulmuar me mjet të rrezikshëm-elektroshok i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) i cili kishte tentuar që të hyjë në objektin e shkollës, ndërsa viktima nuk e kishte lejuar dhe i kishte mbyllur derën. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./FO
Lexo edhe:
Prizren: A tregoi 2023-ta se “Karabashi” po shkon drejt zbehjes?!