13-12-2024

Zhvarroset dëshmori Shaban Golaj, i tërhiqet mjeti i pashpërthyer me të cilin ishte varrosur

Në fshatin Sheremetaj të qytetit të Gjakovës, ditën e sotme është bërë zhvarrimi i një dëshmori të luftës, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për dëshmorin, Shaban Golaj, i cili kishte rënë heroikisht në betejën e Kallavajt, në Junik më 26 korrik të 1998.

Të njëjtit, njësitet e FKS-së kanë bërë zhvarrimin e tij sot, për t’ia hequr një mjet të pashpërthyer me të cilin i ndjeri ishte varrosur bashkë me të.

Dëshmori Golaj ishte varrosur me antiplumb dhe bombë gjatë luftës, teksa kishte rënë heroikisht në betejë duke luftuar me armikun.

Asnjë koment

Comments are closed.