Zhvillimet e fundit: Rasim Demiri i irrituar me Kurtin, shkak Duda Balje
Një grup deputetësh nga pakicat joshqiptare janë shprehur të pakënaqur me vendimin që Duda Balje të ketë një post në ekzekutiv.

Megjithatë, ai ka theksuar se do të votojë pro për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
“Ju (mediat) e keni Duda Baljen. Ajo po vendos për gjithçka. Ende nuk kemi përfunduar diskutimet me kryeministrin. Sa i përket kryetarit të kuvendit, besoj se do të votojmë pro, por për çështjet e tjera do të kërkojmë takim me kryeministrin. Nëse arrihet një marrëveshje, do të mbështesim edhe qeverinë, përndryshe jo”.

“Për Komunën e Reçanit mund të flasë vetëm Rasim Demiri, i cili ka marrë besimin e popullit. Vetëm unë mund të nënshkruaj një peticion për Zhupën. Ne jemi ata që luftojmë për Komunën e Reçanit. Do të vendosim në organet e partisë për qasjen tonë ndaj opozitës”, përfundoi ai.