12-05-2024

Zhvillohen ndeshjen e Superligës, Malisheva mposht bindshëm Drenicën

Ferizaji ka arritur ta mposhtë Dritën në ndeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjithashtu Malisheva ka fituar ndaj Drenicës. Rezultati përfundimtar në “Liman Gegaj” ka qenë 3-1.

Në Ferizaj Drita ka avancuar, por nuk ka qenë në gjendje ta ruajë rezultatin. Golin e epërsisë për gjilanasit e ka realizuar Selmani në minutën e pesëdhjetë e katërt, por avantazhi nuk ka zgjatur shumë. Në minutën e pesëdhjetë e tetë Hyseni e ka barazuar rezultatin. Epërsinë po edhe vulën e fitores për vendasit e ka dhënë Haxhimusa në minutën e tetëdhjetë e pestë.

Ndërsa në Malishevë vendasit kanë fituar bindshëm. Sobowale (12), Hazrollaj (39′) dhe Maliqi (60′) kanë gjetur golat për malishevasit. Për Drenicën golin e vetëm e ka realizuar Abazi në minutën e tridhjetë e pestë.

Pas këtyre ndeshjeve Drita vazhdon të jetë në vendin e dytë, Malisheva në vendin e shtatë, Ferizaj ngjitet në vendin e parafundit, kurse Drenica bie në vendin e fundit./rtklive

Asnjë koment

Comments are closed.