Zjarr brenda një stalle në Prizren, digjen11 krerë lopë

Një person nga Prizreni ka njoftuar policinë duke bërë të ditur se iu është përfshirë nga zjarri stalla e lopëve të tij.

Si pasojë janë djegur 11 krerë lopë, ndërsa, dy të tjera janë lënduar nga zjarri.

Vlera e dëmeve të shkaktuara është e lartë, derisa, rasti po vazhdon të hetohet.

“Prizren 26.06.2021 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshi nga zjarri stalla e lopëve të tij. Si pasoj e zjarrit janë  djegur 11 krerë lopë ndërsa,  dy të tjera janë lënduar nga zjarri. Vlera e përgjithshme e dëmeve të shkaktuara është lartë. Rasti vazhdon nën hetime”, thuhet në njoftim.