16-04-2024

ZRrE: Në prill tarifa të reja për energjinë e shpenzuar

ZRrE tha se aktualisht është në fazën e analizimit dhe shqyrtimit të komenteve të dërguara nga palët e interesuara dhe siç thonë pas shqyrtimit dhe analizimit merret vendimi për të hyrat maksimale.

 

“Sa i përket pritshmërisë se sa do të jeni të hyrat e lejuara maksimale, deri në këtë fazë ZRRE ka vetëm vlerësimet fillestare të cilat janë të publikuara, ndërsa vlerësimet përfundimtare për të Hyrat e Lejuara Maksimale janë në proces të shqyrtimit dhe pas këtij vlerësimi Raportet përfundimtare do të publikohen”

Ndërsa sa i përket çështjes për kompensimin e qytetarëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për faturimin e padrejtë ndaj qytetarëve për pagesën e rrymës në veri, ZRrE nuk e qartësoi se si do të kompensohen qytetarët përveç se do të shqyrtojë të gjitha opsionet e mundshme ligjore që i ka në dispozicion pavarësisht aktgjykimit kompleks.”, thuhet në përgjigjen e ZRrE për rtv21.

 

Asnjë koment

Comments are closed.