25-01-2021

Zuckerberg merr vendim: Trumpit do t’i bllokohet profili në Facebook dhe Instagram së paku derisa ta lëshojë zyrën

Drejtori Ekzekutiv i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg ka njoftuar se do ta zgjasin bllokimin e llogarive të presidentit Donald Trump në Facebook dhe Instagram për një afat të pacaktuar së paku derisa ta lëshojë zyrën e presidentit.

Zuckerberg ka shkruar në profilin e tij në Facebook se rreziku i lejimit të përdorimit të shërbimeve të Facebookut dhe Instagramit nga ana e Trumpit gjatë kësaj periudhe është shumë e lartë.

“Ne besojmë që rreziqet që presidenti të lejohet të vazhdojë përdorimin e shërbimeve tona gjatë kësaj periudhë janë thjeshtë shumë të lartë. Për këtë arsye, ne do ta zgjasim bllokum që kemi vënë në llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram për një kohë të pacaktuar dhe për së paku dy javët e ardhshme deri sa kalimi paqësor i pushtetit të përfundojë”, ka shkruar themeluesi i Facebook’ut.

Drejtori Ekzekutiv i rrjetit social ka shkruar poashtu se ngjarjet e 24 orëve të fundit kanë shfaqur qartë se presidenti Donald Trump përpiqet të shfrytëzojë kohën që i ka mbetur në zyrë të pengojë kalimin e ligjshëm dhe paqësor të pushtetit tek pasuesi i zgjedhur Joe Biden./GazetaExpress/

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.