Zv/kryeministrja maqedonase fotografohet me emblemë të UÇK-së
Zëvendëskryeministrja e Maqedonisë së Veriut njëherazi edhe Ministre e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinksa këtë të premte është fotografuar me emblemën e UÇK-së në prapavijë, gjatë një vizite në Kërçovë.
Në këtë fotografi shihet edhe kreu i Komunës së Kërçoves Fatmir Dehari. Nuk dihet përmes takimit me Sheqerisnkën Dehari tenton të tregon edhe diçka tjetër, pasi që disa herë është parë nëpër fotografi me Hazbi Likën dhe Rafiz Alitin të cilët nuk janë aktiv më në BDI.
Në njoftimin të cilin ai e ka publikuar në faqen e tij zyrtare, Dehari shkruan:
“Ministra e Mbrojtjes e RMV-së Radmilla Sheqerinska, qëndroi për vizitë pune në Komunën e Kërçovës. Në takimin që realizoi me Kryetarin e komunës, përveç tjerash u diskutua edhe për situatën aktuale në vend me theks të veçantë për pandeminë COVID 19. Ata falënderuar njëri tjetërin për bashkëpunimin e deritanishëm midis dy palëve për ndërmarrjen e masave mbrojtëse dhe për dezinfektimin e të gjitha objekteve fetare nga ana e ARM-së”. /GazetaExpress/