26-04-2024

Drejtori Dakaj i reagon QRTK-së rreth shembjes së shtëpisë në Prizren

Drejtori komunal për Emergjenca dhe Siguri, Faruk Dakaj në Prizre, përmes një postimi në facebook,ka reaguar lidhur me komunikatën për opinion të publikuar nga QRTK në Prizren, rreth rastit të shembjes së një pjese të shtëpisë së vjetër të familjes Kasëmllari.

Postimi i tij i plotë:

Derisa objektet e trashigimisë kulturore me rëndësi të veçanta në Prizren, çdo ditë e më shumë po shkatërrohen si pasojë e neglizhencës së zyrtarëve të QRTK-së në Prizren dhe byrokracisë së tyre. Këta gjejn kohën t’i fajësoni qytetarët apo komunën si institucion për fajin e tyre. Krejt paturpësisht!

Zyrtarët e QRTK-së lere që nuk bëjn trajtim të duhur për objektet që janë të thirrur t’i ruajn, këta as nuk gjejn kohë të përditësojnë listat e tyre dhe t’i fusin në këto lista të mbrojtjes objektet me rëndësi të veqanta.

Personeli i kësaj zyre kanë staf të mjaftueshëm për trajtimin e këtyre objekteve, por nuk i trajtojnë. Kanë arkitekt, ingjinier, inspektorë dhe buxhet, por për çudi që nuk duken askund, pos që dijnë të shkruajn emaile në adres të qytetarëve apo institucioneve të ndryshme dhe t’i fajsojnë të tjerët për mospunën e tyre.

Reagimi i QRTK-së vlen si pasqyrë ku duhet ta shohin veten, e jo të tjerët. Vetëm sot u kemi pritur gati dy orë derisa erdhët në vend – ngjarje, tek shtëpia e shembur. Kaq jeni serioz në punët dhe përgjegjësitë që i keni.

Asnjë koment

Comments are closed.