Kryeministri Ramush Haradinaj, sot ka njoftuar për lirimin nga detyra të ish-drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, aktualisht zëvendësministër i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj, për shkak të dënimit me gjashtë muaj burgim me kusht.
Nerjovaj është është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Ai në profilin e tij në “facebook” ka deklaruar se ishte ai që për çështje morale ia ofroi dorëheqjen Haradinajt, ku ndër tjera shkroi:
“Pasi që gjykata themelore në Prizren me datë 03.06.2019 mori një aktvendim dënues në çështjen time , unë sot mora një vendim personal dhe kërkova nga Kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj që të më liroj nga posti i zëvendës ministrit të Administratës Publike të Kosovës.
Edhe pse vendimi i gjykatës nuk e ndalonte ushtrimin e detyrës së tanishme nga ana ime, ofrimi i dorëheqjes sime është i karakterit moral dhe për të treguar respektin tim të thellë ndaj Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj dhe Qeverisë së Kosovës, organeve të drejtësisë së vendit tim dhe proceseve në të cilat ndodhet vendi im dhe si një praktikë e mirë për t`u përballur në vazhdim i pa ndikuar në procesin e mëtutjeshëm për kërkimin e pafajësinë time.
Falenderoj Kryeministrin për besimin e dhënë, falënderoj Ministrin e Administratës Publike dhe të gjithë stafik politik, menaxherial dhe punonjës të sajë për bashkëpunimin që kishim në rrugëtimin tonë të përbashkët”, ka shkruar ndër tjera Nerjovaj. /GazetaePrizrenit.net/
Lexo edhe: