23-04-2024

Zv.ministri Bajram Kastrati: Me mjetet që Komuna e Prizrenit po kthen në suficit, secilit qytetar mund t’i takonin nga 70 euro

Zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Bajram Kastrati që vjen nga AAK në Prizren, ka shkruar se me shumën e parave, të cilat Komuna e Prizrenit po i kthen si tepricë në Prishtinë,  familjes mesatare  të komunës do t’i takonin afërsisht nga 360 euro.

Nëpërmjet një postimi në “facebook” Kastrati ka shkruar se këto mjetet do të ishin mjaft të mirëseardhura në këtë kohë krize.

Postimi i tij:

Në këtë kohë krize dhe pandemie, nëse do të shfrytëzoheshin mjetët që shkojnë në suficit nga Komuna e Prizrenit, cdo banori do ti takonin rreth 72 Euro. Kjo do të ndikonte në ekonominë e familjëve, që i bie një famlije 5 antarëshe do ti merrte 360€. Jo keq për këtë kohë krize!

Lexo edhe:

PDK në Prizren: Afër 25 milionë euro suficit për këto 3 vite keqqeverisje nga Haskuka

Asnjë koment

Comments are closed.