Zvicra e shqiptarëve e nis me fitore Botërorin, mund Kamerunin
Zvicra ka arritur të fitojë mesditën e sotme përballë Kamerunit me rezultatin minimal 1-0.
Zvicra e shqiptarëve ka startuar me fitore në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Helvetët mposhtën Kamerunin, me rezultat 1-0, sot në kuadër të Grupit G.
Pjesa e parë mes këtyre dy kombëtareve, nuk ka dhënë lojë të mirë, dhe më raste të pakta nga të dy skuadrat.
Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, mirë e nisi pjesëlojën e dytë pasi në minutën e 48-të gjetën rrugën e golit përmes Ombolo-s, i cili u asistua nga Shaqiri.
Pas golit të pësuar, Kameruni tentoi që të gjejë golin e barazimit, megjithatë, Zvicra mirë e kontrolloi lojën dhe në fund festoi trepikëshin e parë në këtë Botëror./rtklive