25-04-2024

Arrestohet një person pasi kërcënoi një femër duke i shkuar në shtëpi

Në person është arrestuar për kanosje në Prizren, pasi i ka shkuar edhe te shtëpia një femre, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë i dyshuari përmes telefonit i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese.

Burimet të portalit nga Policia, dje kanë njoftuar për arrestimin e personit B. H., 49-vjeçar, por nuk thanë nëse ky rast ndërlidhet me të.

Raporti i Policisë:

Prizren 22.11.2022 – 20:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte shkuar te shtëpia e viktimës femër kosovare dhe e kishte kanosur atë. I dyshuari edhe me telefon i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese viktimës. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.