Robert Gjeraj e konfirmoi sot edhe zyrtarisht, largimin nga klubi prizrenas Liria, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Ai këtë e bëri përmes një postimi në profilin e tij.
Sipas informacioneve pritet që Gjeraj të emërohet ndihmës-trajner i Megzon Visokës te Drenica.
Gjeraj ka merita për të arriturat e Lirisë. Me të si kapiten Liria u rikthye në Superligë, para një viti, ndërsa së fundi si trajner te Liria U21, ai arriti që ekipi të luaj në Play Off, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Referuar burimeve, ai pritet ta marrë me vete edhe një futbollist te Drenica, përkatësisht Diellor Besenin, që i kaloi dy sezone te Liria.
Postimi i Gjerajt:
Me anë të këtij postimi dua t’iu informojë që pas shumë vitesh më nuk do të jem pjesë e FC Lirisë, klub ky në të cilin dhashë gjithçka si lojtar, por së fundmi edhe si trajner i gjeneratës U-21.
Pas përfundimit të sezonit, kam vendosur që të largohem nga ekipi i Lirisë, me ç’rast falënderojë përzemërsisht drejtuesit e klubit, stafin, futbollistët dhe normalisht tifozët “Arpagjik’t”.
Si trajner kam punuar maksimalisht tek Liria U21, ku edhe patëm një sezon të shkëlqyer duke shkuar deri në fazën “Play Off”, që në fillim as nuk ishte objektiv.
Do të jem gjithmonë falënderues për mundësitë dhe kohën e kaluar në këtë klub, teksa me mburrje do t’i kujtojë vitet e shumta që pata tek Liria. Ju gjithmonë do jeni në zemrën time.
Tani është momenti për sfida të reja në profesionin tim të ri, pra si trajner – andaj për çdo risi do t’iu njoftojë me kohë.
/Gazeta e Prizrenit