23-11-2024

Zyrtare: Liria largon katër futbollistë

Gjatë afatit kalimtar dimëror Liria ishte përforcuar me futbollistët nga Amerika Latine, si Robby Norales, Armando Vargas, Aristegui Maickol Pio, Riascos Jhonny, Ramirez Valdivia Guillermo Abel, si dhe Jimenez Vivas Luis Manuel, të cilët dështuan ta tregojnë veten në Kosovë.

Por, vetëm Armando Vargas dhe Jimenez Vivas Luis Manuel aktualisht kanë mbetur te Liria, pasi që katër futbollistët e tjerë kanë marrë biletën kthyese, përcjellë Gazetasheshi.com.

Të gjitha këto transferime ishin miratuar nga trajneri paraprak i Lirisë, italiani Vincenzo Anesse.

Ndërkohë në një intervistë dhënë “Gazetës Zëri”, trajneri aktual Erdogan Celina ka konfirmuar largimin e katër futbollsitëve të huaj, teksa ka fajësuar edhe agjentët të cilët i sollëna ta këtu.

“Kanë transferuar njerëz siç kanë mundur. Ka qenë edhe trajneri italian i cili ka sjellë me vete edhe lojtarë latino-amerikanë dhe tash katër prej tyre i kanë biletat që të kthehen në vendlindje. Ata nuk kanë arritur ta gjejnë veten dhe ta ndihmojnë klubin”, pohoi trajneri i mirënjohur kosovar.

Liria që po lufton për ti ikur zonës së ftohtë do përballet këtë vikend me Flamurtarin në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Asnjë koment

Comments are closed.