26-04-2024

Zyrtare nga Serbia: Nazim Bllaca ka qenë në Beograd për dëshmi kundër UÇK’së

Ish-gazetari serb, tani kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka thënë se Nazim Bllaca qëndroi për disa kohë në Beograd, për dëshmi kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Drecun para mediave serbe ka thënë se Bllaca ka dëshmuar në Beograd kundër UÇK’së, teksa ka treguar edhe disa dokumente në studio.

Kujtojmë se Bllaca pas deklaratave në vitin 2009, kishte bërë jehonë të madhe asokohe dhe menjëherë ishte marrë nën mbrojtjen e EULEX’it, si dëshmitar i mbrojtur.

Sa i përket Drecun, vlen të theksohet se ky i fundit disa herë e ka konfirmuar se Gjykata Speciale ka marrë materiale nga Serbia për të ngritur aktakuzat kundër ish-udhëheqësve të UÇK’së.

Drecun kishte deklaruar Serbia iu ka dhënë gjërat më të rëndësishme Gjykatës Speciale, ju ka dhënë edhe strukturën komplete të UÇK’së si dhe se kanë përgatitur një dosje të veçantë lidhur me krimet e pretenduara./gazetametro.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.