19-04-2024

ZYRTARE: NISMA arrin koalicion me PDK-në në Prizren

Para pak çastesh është arritur koalicioni ndërmjet PDK-së e Nismës në Prizren.

Njoftimi i plotë:

NISMA në Prizren edhe në të kaluarën i ka shërbyer ndryshimit, ndryshim që për fat të keq para katër viteve ka qenë më shumë deklarativ se përmbajtësor, e për të cilën edhe qytetarët u bindën se qeverisja e keqe e viteve të fundit duhet të gjykohet me votë, për të cilën strukturat tona të degës dhe nëndegëve, si dhe gjithë aktivistët dhe simpatizantët kudo që veprojnë në komunën e Prizrenit, do të kontribojnë për ndryshim që me të drejtë e presin qytetarët e Prizrenit.

Mbështetja për Shaqir Totajn me 14 nëntor, është edhe mbështetje e projekteve tona të prezantuara gjatë fushatës nga kryetari Nismës në Prizren, Zafir Berisha.

Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.