Zyrtare: Caktohet data e zgjedhjeve qendrore në Kosovë, Presidentja s’e dëgjon Kurtin as opozitën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 9 shkurt për mbajtje të zgjedhjeve të rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Përmes dekretit zyrtar, të nënshkruar nga presidentja, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve udhëzohet t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve.
Vendimi i presidentes vjen dy javë pas takimit që pati me krerët e partive politike, takim ky i cili u mbajt pa prezencën e LVV-së.