19-09-2024

Zyrtare: Zyba i Ballkanit në Slovan Liberec

Zyba u largua nga skuadra e Ballkanit, e cila përfitoi 500 mijë euro nga ky transferim.
23-vjeçari ka nëshkruar kontratë tre vjeçare me Slovan Liberec, e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.
Drejtori Sportiv i skuadrës çeke e vlerësoi lartë futbollistin kosovar gjatë prezantimit.
“Ai është një mesfushor qendror shumë cilësor, me një fond fizik mbi standardet dhe mentalitetin e duhur, për të cilin ne ishim të interesuar tashmë në dimër, por fatkeqësisht nuk funksionoi atëherë. Jam shumë i lumtur që arritëm ta fitojmë Qendrimin tani. Besoj se ai do të jetë një përforcim i madh për ne.”, deklaroi ai./IndeksOnline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.