04-12-2024

Haskuka inspekton punimet për ndërtimin e shkollës në Gjonaj të Hasit

Zyrtarët komunal të Prizrenit, të prirë nga kryetari Mytaher Haskuka sot ka inspektuar ecurinë e punimeve  për ndërtimin e shkollës së re në fshatin Gjonaj të Hasit.

Referuar njoftimit, përveç  9 klasave mësimore dhe hapësirave tjera bazike, objekti  me një hapësirë prej 1,808 metër katrorësh do të posedojë bibliotekë bashkëkohore, kabinete për zhvillimin e lëndëve të biologjisë, kimisë dhe informatikës, nyje sanitare për persona me nevoja të veçanta, si dhe shumë hapësira të tjera.

Objekti i ri ka nisur në pjesën e poshtme të fshatit. Projekti kap koston rreth 547 mijë euro.

Në Gjonaj, në Kodrën e Pajtimit tashmë ekziston edhe një objekt tjetër shkollor i ndërtuar disa vjet më parë./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.