26-04-2024

Një 49 vjeçar nga Prizreni vdes nga COVID-19

Një 49 vjeçar nga Prizreni i infektuar me COVID-19 ka vdekur si pasojë e komplikimeve shëndetësore që i ka shkaktuar ky virus.

Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Në raportin nuk bëhet i ditur identiteti e as vendbanimi i saktë, pos komunës.

Brenda 24 orëve në Kosovë janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Nga këto nga rajoni i Prizrenit janë edhe tri raste tjera,  në Prizren edhe 2 raste (67, 59 vjeç) dhe Dragash 1 rast (91 vjeç), transmeton Gazeta e Prizrenit.

Nga komunat perreth janë edhe: Rahovec 2 raste (65, 63 vjeç) dhe Malishevë 1 rast.

Numri total i rasteve pozitive më këtë virus në vend është 43 mijë e 881 raste nga 155.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.137 raste të vdekjes.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.