Zyrtari i LDK-së i reagon ish-deputetit të Vetëvendosjes që ua kritikoi sloganin “Shteti, shtet”
Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj i ka reaguar ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Bashës që pak më parë e ka kritikuar sloganin e tyre në zgjedhje.
Ai tha se Dimal Basha po sillet si poet.
“Dimal Basha po shitet si poet, por shteti është shtet edhe kur ”thikat mbi harta” të tmerrojnë e të japin siklet”, ka shkruar ai.
Basha në një shkrim në Facebook, kishte shkruar se shteti është shtet, kur nuk shet tokë dhe vë reciprocitet.
“Shteti është shtet …kur nuk shet tokë dhe vë reciprocitet”, ka thënë ai./GazetaExpress/