Arrestohet shoferi që deshi ta godas me veturë personin më të cilin kishte pasur konflikt

Një person është arrestuar në Malishevë për shkak të kanosjes, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, ai ka tentuar ta godas me veturë një person, për shkak të konflikti të mëparshëm.

Rasti ka ndodhur dje pasdite, ndërsa viktima ka arritur t’i shmanget goditjes dhe nuk ka pësuar lëndime.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën ka tentuar ta godas (me veturë) viktimën mashkull kosovar i cili ishte duke lëvizur në këmbë, dyshohet për shkak të një konflikti të mëhershëm, i cili është në procedurë gjyqësore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti vazhdon të hetohet. /GazetaePrizrenit.net