26-04-2024

Katër të lënduar në dy aksidente në Prizren

Katër persona kanë marrë lëndime si pasojë e aksidenteve në dy raste të ndara në Prizren.

Sipas policisë, aksidentet kanë ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes, raporton Gazeta e Prizrenit.

Raporti i plotë nga policia:

Rr. Hysen Rexhepi, Prizren 24.01.2021-19:30. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë dhe një këmbësor. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor, të cilit i ka shkaktuar lëndime.
Viktima pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është liruar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 24.01.2021-22:00.Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë dy automjete civile dhe me drejtues meshkuj kosovarë. Për veç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar njëri prej drejtuesve të automjetit si dhe dy pasagjerë. Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e spitalit te Prizrenit për tretman mjekësor.

 

 

 

 

/GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.