28-11-2024

Zyrtari i LDK’së: Njerëzit tanë zemërthyer e kanë votuar LVV’në

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Faton Bislimi ka folur për ngritjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Express.

Në një intervistë në emisionin “Frontal”, në T7, Bislimi tha se njerëzit e LDK’së e kanë votuar LVV’në për shkak të pakënaqësive ndaj partisë.

“Ngritja e LVV’së është shënuar nga dy arsye: e para diskursi politik anti-LDK në kuptimin e qeverisjes nga këto parti që i kemi pasur deri më tani. Megjithatë ka qenë edhe një ndjenjë e penalizmit  dënimit përmes votës elektorale nga njerëzit e LDK’së të cilët zemërthyer e kanë votuar LVV’në kësaj radhe, se e kanë parë si mundësinë e  vetme për t’i iniciuar ndryshimet që i kanë dashur prej kohësh në partinë e tyre të zemrës”, ka thënë ai.

Ai tha se në rast se në LDK bëhen ndryshimet e duhura, elektorati i kësaj partie, sipas Bislimit do të rikthehet sërish tek ta.

Jam i bindur që nëse nga ky proces i kësaj sfide të madhe, dalim  me njerëz që i prijnë betejave të ardhshme të LDK’së, të ri-ngritjes së pari e pastaj edhe fitores, elektorati do të kthehet përsëri aty ku i flen zemra”, ka thënë më tutje ai. /Express/

Asnjë koment

Comments are closed.