𝐍ë 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧 𝐬𝐡ë𝐧𝐨𝐡𝐞𝐭 “𝐉𝐚𝐯𝐚 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭”
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin ndërmjetësues nga Komuna e Prizrenit, të cilët kanë informuar qytetarët lidhur me institutin dhe procesin e ndërmjetësimit në përgjithësi.
Në këtë aktivitet është vërejtur një numër i madh i qytetarëve, të cilët kanë treguar interesim për të mësuar më shumë për ndërmjetësimin.
Ndër çështjet e trajtuara kanë qenë:
- Çka është ndërmjetësimi
- Parimet e ndërmjetësimit
- Kontestet që mund të zgjidhen përmes ndërmjetësimit
- Si inicohet procedura e ndërmjetësimit
- Efekti juridik i marrëveshjes së arritur në ndërmjetësim
- Sa kushton procedura e ndërmjetësimit
- Si mund të përzgjedhen ndërmjetësuesit
- Pse duhet zgjedhur ndërmjetësimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, dhe të tjera.