28-09-2022

Dasma e pazakontë e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, letra që i bëri të gjithë dasmorët të qajnë

Bashkëluftëtari i Fehmi Lladrovcit, njëherit edhe i afërm i tij, Sabit Lladrovci, ka rrëfyer se si ka ndodhur dasma e Fehmi e Xhevë Lladrovcit.

“Fehmiu pasi u dënua 10 vite, me kërkesën e bacit Tush ka shku te baci Avdyl edhe i ka thënë ‘po kem qef me marr Xhevën edhe pa prezencën e Fehmiut’. Nuk ka ndodh në historinë tonë që nusja me ardhë pa prezencën e burrit edhe prej familjes tonë, ka shku ka dhënë mësim në Drenas. Dasma u ba masi u ardhë Fehmiu, por kur ka ardhë Xheva jo. Kur u ardhe Fehmiu prej burgut, ka ardhë si papritmas dhe ka shku për shërim nëna e tij në Drenas. Në atë vagan ku ka prit me hyp, ka zbrit Fehmiu dhe janë taku papritmas me Xhevën dhe janë kap përqafe”, tha Sabit Lladrovci.

Ai tha se pas kësaj ata nuk kanë shkuar as në shkollë e as te mjeku.

“Jemi mbledhur e gjithë lagja, mixha u kan i vjetër në atë kohë e po i thotë ‘Fehmi shko se je lodh, pusho’, ai i thotë ‘jo po du me nejt’. Mas ni periudhe i tha 3-4 herë, Fehmiu tha “unë nuk martohna pa dasmë’. Edhe Fehmiu ka flejt në kullë, e Xheva me motra të Fehmiut, derisa u ba dasma. Në dasmë kanë ardhë shokë prej Malit të Zi, Maqedonisë”, tha Lladrovci.

“Xheva nuk ka pranu me shku me marr me nuse me kerre, edhe baçi Abdyl e kish përgatit një letër Fehmiut Xhevës qysh ka qenë edhe qysh e ka kërku baci Tush me marr Xhevën. Letrën e ka lexu Idriz Hyseni, ish i burgosuri politik dhe krejt dasmorët kemi qajt. Letra ka qenë biografi e dhimbshme. Në fund të letrës thotë ‘këta lot të shndërrohen në gëzim’, atëherë kërsiti pushka dhe Fehmiu hini dhandërr”, tha ai./T7/

Asnjë koment

Comments are closed.