23-04-2024

Prizren: Pastruesja vodhi paratë nga banesa e mërgimtarit me plan të gruas së tij, Policia gjen rreth 10 mijë euro

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi e banesa. Ajo po iu shkakton më shumë ankth e pasiguri janë kur hajnat po dalin të jenë personat që i lënë për përkujdesje dhe mirëmbajtjeve të banesave e shtëpive. Kështu i ka ndodhur një mërgimtari nga Prizreni, të cilit iu avulluan rreth 10 mijë euro, që i kishte fshehur në banesën e tij në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se ashtu siç dyshohej edhe doli. Gjysma e parave u gjetën në shtëpinë e gruas së dyshuar, e cila vodhi paratë në shtëpinë e mërgimtarit nga Zvivra, ku po punonte si mirëmbajtëse.

E dyshuara R.A., është shoqëruar sot në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë dhe ka zbuluar se rreth 10 mijë i ka në shtëpi, para këto që më pas janë sekuestruar nga zyrtarët policorë.

Si u zbulua rasti?

Në banesën ku u vodhën paratë kishte qasje vetëm gruaja që mirëmbante banesën dhe u ngritën dyshimet se ajo mund të jetë e dyshuara kryesore pasi nuk kishte shenja të hyrjes me forcë brenda. Edhe pse, e dyshuara e kishte planifikuar vjedhjen, duke e njoftuar pronarin se kur kishte hyrë herën e fundit në banesë, dera s’ka qenë e mbyllur. Ajo madje nuk i kishte gjetur as paratë për të cilat u porosit që t’i kontrollonte në vendin ku i kishte fshehur pronari i banesës.

Sinjali raportoi se paratë i kishte marrë pikërisht ajo me plan të bashkëshortes së ankuesit.

Mirëmbajtësja e banesës ka deklaruar në Polici se e zonja e shtëpisë ka kërkuar nga ajo që paratë në fjalë t’i marrë dhe t’i fshehë në një vend të caktuar. Sipas saj, ajo ishte udhëzuar që rastin ta denoncojë në Polici, gjoja se paratë janë vjedhur nga hajnat.

Lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’.

 

Asnjë koment

Komento