25-04-2024

​Marrëveshja e re me Turqinë, nga 28 tash 42 fluturime në javë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dhënë detaje për marrëveshjen e nënshkruar sot me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Aliu ka shkruar në Facebook se përmes kësaj marrëveshje tanimë është rritur numrin e fluturimeve nga njëzet e tetë fluturime në javë, në dyzet e dy sosh, e që do të rezultojë edhe me uljen e çmimeve të udhëtimeve të pasagjerëve tanë.

“Kjo marrëveshje i kontribuon zhvillimit të mëtejshëm të transportit ajror në përgjithësi, përkitazi zhvillimit të vëllimit të trafikut ajror në mes të dy Republikave”, ka shkruar ai.

Asnjë koment

Comments are closed.