27-06-2022

Gjendja e fundit rreth Covid 19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë regjistruar 15 raste të reja me COVID-19, ndërkaq nuk është shënuar ndonjë vdekje nga ky virus.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 292.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.154 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 103 mijë e 73 me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 106.

Asnjë koment

Comments are closed.