24-04-2024

1.650 gjoba për ngasësit e automjeteve me xhama të errësuar

Policia e Kosovës vazhdon angazhimin në realizimin e planeve konkrete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor dhe uljen e aksidenteve.

Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve, vazhdojnë  me patrullime në lëvizje duke u përqendruar në identifikimin e kundërvajtësve, me theks të veçantë në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre.

 

Ndryshe, vetëm gjatë dy muajve të parë të këtij viti nga njësitet policore janë shqiptuar rreth 1650 tiketa ndaj kundërvajtësve, të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjete.

 

Asnjë koment

Comments are closed.