24-06-2021

1 mijë franga u mblodhën orën e parë, për gjobën e Xhakës e Shaqirit

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u gjobitën me nga 10 mijë franga zvicerane për festimin e golave respektivë ndaj Serbisë me simbolin e shqiponjës.

Me 5 mijë franga u ndëshkua edhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, për të njëjtin festim.

Në internet ka lindur një nismë për të mbledhur paratë e gjobës së FIFA-s për të 3 futbollistët, që do të thotë 25 000 franga.

Në llogarinë e hapur në “gofundsme”, vetëm në 60 minutat e para janë grumbulluar më tepër se 1000 franga.

Donatorët janë shumica shqiptarë…/tch/

Asnjë koment

Comments are closed.