20-05-2024

10.5 vjet burgim tre personave për mashtrim me viza në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, ka dënuar Flamur Hoxhën, Besim Rexhajn dhe Veprim Rexhepin, në një rast ku akuzoheshin për mashtrim me viza në komunën e Prizrenit.

Hoxha është dënuar me dënim unik prej 6 vjet burgim dhe 21 mijë euro gjobë, Rexhaj me 4 vjet burgim e 12 mijë euro gjobë, derisa Rexhepi me 6 muaj dënim burg me kusht.

Gjithashtu janë konfiskuar një sërë pronash, shtëpi, banesa e vetura të të akuzuarve, raporton KTV.

Gjykata ka urdhëruar të akuzuarit që të kompensojnë palët e dëmtuara. Viktima të këtij rasti pretendohet të jenë afër 500 persona, që kanë paguar mijëra euro për të mbërritur deri te një vizë gjermane. Ky rast i Prokurorisë Speciale, ishte një prej rasteve të shënjestruara për liberalizimin e vizave.

Asnjë koment

Comments are closed.