20-06-2024

Babai nuk i dha para, i riu nga Prizreni tenton ta djegë shtëpinë, rrah keq edhe një polic

Një 25 vjecar ka provuar që me benzinë ta djegë shtëpinë e familje së tij në Prizren. Ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 11:30.

Babai i të riut, që edhe denoncoi rastin në Polici, u ka treguar pjesëtarëve të policisë, se i biri paraprakisht i kishte kërkuar para atij, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

Por, kur ai kishte refuzuar që t’i jepte para të birit, që dyshohet të ketë qenë në gjendje të rëndë psikike, shkaku i drogave, 25 vjeçare ishte treguar agresiv ndaj prindit të tij dhe e kishte kanosur atë.

Tutje, siç merr vesh Reporteri.net, ai ka filluar të kërcënojë të atin se nëse nuk i jep paratë e kërkuara do t’a djegë shtëpinë. E këtë veprim kishte nisur edhe ta bëjë.

Burri nga Prizreni lajmëroi menjëherë Policinë, dhe ketë të fundit arritën në shtëpinë ku po ndodhe rasti, gjatë kohës sa i riu prizrenas po e lagte me benzinë shtëpinë e familjes së tij.

Ai u parandalua nga policët që t’i vinte flaken shtëpisë, por njeri prej tyre gjatë asaj kohe e pësoi keq.

Në momentin kur u afrua për ta ndaluar 25 vjeçarin, një pjesëtarë i policisë së Prizrenit u sulmua fizikisht nga i riu, që në duar kishte shishen me benzinën që po lagte shtëpinë e tij për t’i vënë flaken.

Rastin në fjalë, i regjistruar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar” është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Me datën 09 janar 2020, rreth orës 11:30, është marr informacioni nga prindi, që përveç kanosjes, i biri i tij ka provuar që duke derdhur lëndë djegëse në shtëpi, t’i vë flakën asaj”, konfirmon rastin Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë Rajonale të Prizrenit.

“Gjatë intervenimit, i dyshuari ka qenë tepër agresiv, dhe si rrjedhojë njeri nga policët ka pësuar lëndime të lehta”, tregon për Reporteri.net, zëdhënësi i policisë së Prizrenit.
Tutje, Osmanollaj bën të ditur se i riu aktualisht ndodhet në mbajtje 48 orësh, deri në caktimin e masës së sigurisë nga Gjykata.

Paraprakisht, sipas tij, i njëjti është trajtuar në emergjencë për shkak të gjendjes së tij psikike. Trajtim mjekësor ka marrë edhe polici i cili u lëndua lehtë pasi u sulmua nga i riu.
25 vjeçari në fjalë, siç ka mësuar Gazeta Online “Reporteri.net”, dyshohet të jetë përdorues i substancave narkotike, si rrjedhojë e kësaj ai edhe në të kaluarën kishte shfaqur sjellje agresive.

P.S Fotoilustrim

Asnjë koment

Comments are closed.