18-04-2024

10 ditë pas ujdisë Kurti-Mustafa, VV dhe LDK prishin koalicionin në Prizren

Pak çasteve pasi PDK’ja e mori kryesinë e Kuvendit komunal të Prizrenit, kryetari Mytaher Haskuka njoftoi për prishjen e koalicionit me LDK’në.

Me 17 vota pro, Sulltan Badalli i PDK’së, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, është zgjedhur për kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Muharrem Elezkurtaj, ka marrë vetëm 16 vota.

Menjëherë pas kësaj, kryetari që vjen nga LVV’ja, Mytaher Haskuka, njoftoi se më nuk ka partneritet në qeverisjen komunale me LDK’në, shkruan Gazeta Express.

Haskuka ka thënë se më nuk ka arsye të mbahet ky koalicion dhe, sipas tij, me LDK’në po i mbante bashkë cështja e kryesuesit të Kuvendit komunal, të cilin sot ua mori PDK’ja.

Asnjë koment

Comments are closed.