Sot, më 27 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 207 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 96 raste pozitive.
Nga komuna e Prizrenit jo vetëm që kanë dalë të infektuar, por numri i tyre ka qenë 10 raste, apo dyfish më shumë se dje, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Sa i përket rajonit, nga komuna e Rahovecit janë 5 raste e nga ajo e Suharekës 4 raste.
Numri total i rasteve pozitive 2590 raste nga 23.137 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 48 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese
Sot, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.394 raste, kurse raste aktive 1.148.
Rastet tjera pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Pejës 7 raste, raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, Drenas 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Fushë Kosovë, Podujevë, Skenderaj, dhe Viti.