Masakra e Krushës – kërkohet drejtësi për viktimat (VIDEO)
Akademia përkujtimore dhe homazhet për të rënët në Krushë të Madhe kanë përfunduar.
Krerët e shtetit, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, i cili erdhi me disa minuta vonesë, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, morën pjesë në këtë ngjarje.
Ata fillimisht bënë homazhe tek përmendorja, dhe më pas mbajtën fjalime gjatë akademisë përkujtimore, njofton Klankosova.tv.
I pari i Komunës, i parapriu fjalimit duke kërkuar drejtësi për viktimat.
Ndiqni detajet nga gazetarja Gremisa Latifi, në videon e mëposhtme: