25-11-2024

11 vjeçari dërgohet i vdekur në QKMF-në e Rahovecit, policia nis hetimet

Një 11 vjeçar është dërguar pa shenja jete në emergjencën e QKMF-së në Rahovec.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili ka bërë të ditur se fëmija është dërguar në emergjencë nga familjarët.

“Pas kontrollit nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Rastit i është përgjigjur patrulla si dhe njësiti i hetimeve të Stacionit Policorë në Rahovec. Për rastin është kontaktuar kryeprokurori dhe hapet rasti “Hetim i vdekjes””.

Trupi i pajetë i fëmiut me kërkesë të familjarëve është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksin.

 

Asnjë koment

Comments are closed.