05-10-2024

12 % e vendeve në UPZ të rezervuara për komunitetin turk e boshnjak

Të hënën, në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, do të përfundojë afati i paraparë për regjistrimin e studentëve, në afatin e parë të studimeve themelore -Bachelor, për vitin akademik 2018/19 ku pritet të regjistrohen 2.080 studentë, prej tyre 150 me korrespondencë, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

Në bazë të konsideratave humane, UPZ rezervon edhe të drejtën për regjistrimin e kandidatëve me nevoja të veçanta.

Nga numri i përgjithshëm i numrit të studentëve, universiteti rezervon të drejtën edhe për regjistrimin e studentëve që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorit, deri në 2 %, që në këtë rast konsiderohet bashkëshorti, bashkëshortja apo fëmijët.

Bazuar në Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Arsimit, UPZ po ashtu do të rezervojë 12 % nga numri total i studentëve, për komunitetet pakicë, të cilat parashihet të shpërndahen në mënyrë proporcionale, të cilat do të shpërndahen sipas numrit të përgjithshëm të studenteve, për secilin fakultet veç e veç.

Në këtë universitet, pos shqipes, gjuhët studimore janë edhe ato në boshnjakisht dhe turqisht, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

Sipas konkursit të shpallur, në UPZ  po ashtu do të pranohen edhe studentë nga shtete të tjera me automatizëm në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT, deri në 3 % nga numri i përgjithshëm i studentëve.

Afati për konkurrim është deri të hënën,  më datën 16 korrik, në orën 16:00.

Shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet deri më datën 23.7 në orën 15:00, në faqen zyrtare të universitetit, ndërsa rezultatet përfundimtare parashihet të shpallen deri më 27. 07. 2018.

Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë kandidatët të cilën kanë kryer shkollimin e mesëm në vend, apo edhe jashtë tij.

Në UPZ-së konkursi është shpallur për 15 programe studimore, në kuadër të fakulteteve, të cilat funksionojnë në këtë universitet./gazetaeprizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.