12 të porsalindur për dy ditë në Prizren
Gjatë dy ditëve të fundit në spitalin e përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren janë lindur 12 foshnja, ndërsa njëra nga lindjet ka qenë trinjakësh, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Në repartin obstetrik (salla e lindjes), të hënën kanë lindur tetë foshnja, dhe njëri nga rastet ka qenë Trigemini, lindje trinjake, ndërsa të martën katër foshnje.
Karakteristikë është se gjinia e tyre është e barabartë, 6 djem e po aq vajza.
Gjatë këtyre ditëve ndërkaq 3 lindje kanë qenë “cezariane” (me operacion)./GazetaePrizrenit.net/