17-05-2024

Janari, afati i radhës për bartjen e Ministrisë së Kulturës në Prizren

Shkurti, korriku e gushti i këtij viti janë veç tri nga afatet që Ministria e Kulturës ia kishte vënë vetes që së paku kabineti i ministrit Kujtim Gashi të zhvendosej në Prizren.

Por ky vit do të përmbyllet pa ndodhur një gjë e tillë. Ideja për këtë veprim ishte shpalosur pa kurrfarë analize a plani, e edhe procesi e ka vërtetuar këtë. Janari është afati i radhës që MKRS-ja ka caktuar. Planifikohet vetëm zhvendosja e kabinetit të ministrit, pasi ndërtesa tjetër nuk është gati ende. Nuk do të jetë së paku deri në fund të vitit që vjen, shkruan sot Koha Ditore.

Kabineti i ministrit do të vendoset në objektin e ish-rektoratit të Universitetit të Prizrenit, “Ukshin Hoti”. Zyrat e këtij objekti që ndodhen në qendër të qytetit janë gati. Por ende nuk dihet se kur do të fillojë punë për restaurimin e konservimin e objektit, ku do të vendoset një pjesë e administratës së MKRS-së në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.