21-05-2024

12 të porsalindur për dy ditë në Prizren

Gjatë dy ditëve të fundit në spitalin e përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren janë lindur 12 foshnja, ndërsa njëra nga lindjet ka qenë trinjakësh, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në repartin obstetrik (salla e lindjes),  të hënën kanë lindur tetë foshnja, dhe njëri nga rastet ka qenë Trigemini, lindje trinjake, ndërsa të martën katër foshnje.

Karakteristikë është  se gjinia e tyre është e barabartë,  6 djem e po aq vajza.

Gjatë këtyre ditëve ndërkaq 3 lindje kanë qenë “cezariane” (me operacion)./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.