04-05-2026

Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit, pritet kandidimi për deputete në Kuvendin e Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se aktivistja dhe sipërmarrësja Fahrije Hoti i është bashkuar angazhimit të saj politik, me synimin për të garuar në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Kosovës.

Osmani e ka vlerësuar Hotin si një figurë të njohur për përkushtimin dhe integritetin e saj, duke theksuar rolin që ajo ka luajtur në fuqizimin e grave dhe mbështetjen e komunitetit të Krushës.

Ajo ka deklaruar se përfshirja e Hotit në politikë përfaqëson vlera të punës, ndershmërisë dhe përfaqësimit qytetar.

Sipas njoftimit, Fahrije Hoti pritet të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet që do të mbahen më 7 qershor, si pjesë e një iniciative politike që synon, siç u tha, promovimin e integritetit dhe ndryshimit në jetën publike.

Asnjë koment

Comments are closed.